Përmbytje nga të reshurat në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut në Shqipëri kanë shkaktuar probleme të mëdha në Fier. Lumi Gjanicë ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij.

Lagjet e përmbytura në Fier janë “1 Maji” dhe “Konferenca e Pezës”, ndërsa problemet janë edhe më të mëdha për shkak se nuk janë riparuar dëmet nga përmbytjet e fillimit të shkurtit, raporton Top Chanel.

Mësohet se si pasojë e ujit të depërtuar nëpër banesa nga fryrja e Gjanicës, janë shkaktuar dëme të shumta në objekte elektroshtëpiake.

Mbrëmjen e kaluar në Durrës, uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet 14, 17 dhe 18 si dhe në lagjen në afërsi të stacionit të trenit. Shkak për këtë situatë është bërë mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit