9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Kontribuuesit e UÇK-së ta kenë statusin që u takon

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili ka qenë edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së është përcjell me disa dobësi.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se nëse ka të meta apo padrejtësi ato duhet të përmirësohen. Ai ka thënë se ish-shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe komandantët e zonave do të duhej paraprakisht të bënin një analizë të saktë ose të përafërt të numrit të ushtarëve që kanë luftuar.

“Në qoftë se do të bëhej kjo analizë me gjakra të ftohura dhe pa interferenca, atëherë besoj se identifikimi për ata që duhet të kenë status do të ishte më i saktë dhe nuk do të kishte përpjekje për të mashtruar nga kushdo qoftë. Kjo analizë nuk është bërë e tani, edhe nëse ka të meta, uroj të përmirësohen dhe ata që kanë kontribuar dhe kanë qenë pjesë vepruese e UÇK-së, ta kenë statusin që u takon”, është shprehur Haliti.

Haliti në këtë intervistë ka folur edhe për punën e koalicionit qeverisës PDK – LDK. Ai ka thënë se ky koalicion mund ta çojë deri në fund mandatin, pavarësisht problemeve me të cilat mund të përballet. Sipas Halitit, në Kosovë nuk është gjithçka zi siç pretendojnë opozita dhe disa medie.

“Opozita përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta rrëzuar qeverinë dhe për ta marrë pushtetin. Beteja ka filluar dhe opozita po i praktikon edhe protestat, që janë e drejtë legjitime. Gjithçka që është demokratike dhe nuk përdoret dhunë është e drejtë e tyre. Mendoj se duhet të bëjnë çmos për ta rritur standardin e qeverisjes në Kosovë”, ka deklaruar Haliti.
Duke folur edhe për procesin e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura, ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të shkojë në Kuvendin e Kosovës pa një marrëveshje paraprake me pakicat.

Më Shumë

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë. Siç bëhet e ditur në raportin...

Lajmet e Fundit