3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Itali, vdes 21-vjeçari shqiptar, bie nga 10 metra

Një i ri shqiptar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në Itali ku u rrëzua nga 10 metra lartësi…e njëjta histori e trishtë si ajo që i mori jetën edhe xhaxhait të tij tre vjet më parë.

Klodian Elezi vetëm 21 vjeç humbi jetën në periferi të Milanos, ndërsa punonte në kantierin për ndërtimin e unazës së jashtme në lindje të qytetit. Sipas hetimeve paraprake 21-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi, ku asnjë nga masat mbrojtëse nuk ka mundur ta evitojë tragjedinë. Sipas dëshmive, 21-vjeçari ishte duke punuar për të çmontuar një skelë, por ka humbur ekuilibrin duke rënë nga lartësia. Të parët që dhanë alarmin ishin kolegët me të cilët punonte i riu, të cilët kanë parë Klodianin të fluturojë nga lartësia, e mënjëherë pas rënies në tokë i ka rënë të fikët, transmeton shqiptarja.

Tentativat për ta shpëtuar të riun shqiptar ishin të shumta, por asnjë nga përpjekjet për të bërë zemrën e tij të rrahë nuk mundi ta mbajë në jetë.
Tre vjet më parë, në 2012 xhaxhai i tij Sherbet Bashmeta humbi jetën në një kantier në fushën e futbollit, në të njëjtën orë që nipi i tij 23-vjeçar ndërroi jetë, më 13:00.

Të tronditur nga kjo ngjarje mbetën edhe pjesëtarët e komunitetit sportiv të Chiarit, pasi shqiptari ishte futbollist i shoqërisë Young Boys. Në nderim të të riut, është mbajtur një minutë heshtje gjatë ndeshjes së fundit në kampionat. Pikërisht tek Young Boys Klodiani ishte rritur profesionalisht si futbollist. Elezi i ishte bashkuar klubit pas një shkëputjeje si pasojë e një lëndimi.
Klodiani ishte djalë i vetëm. Funerali i tij, menjëherë pasi gjyqtari të japë dakordësinë për t’i dhënë trupin anëtarëve të familjes, do të mbahet në Shqipëri. Familja shqiptare e cila kishte emigruar në Itali për të punuar, është tashmë e shkatërruar nga dhimbja e fatkeqësisë së dyfishtë.

Më Shumë

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit