Obama i bindur se Hillary i fiton zgjedhjet presidenciale

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, vlerësoi se Hillary Clinton do të ishte një presidente e shkëlqyer për Amerikën.

Në një konferencë për mediat nga qyteti i Panamas, pas mbylljes së Samitit të vendeve amerikane, Obama dha këtë vlerësim për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, rivale e tij në vitin 2008.

“Ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ishte një sekretare e jashtëzakonshme e Shtetit. Ajo është mike imja dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”. Deklarata e presidentit amerikan erdhi vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Hillary Clintonit se do të shpallë kandidaturën e saj në garën presidenciale në vitin 2016.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit