9 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Vazhdojnë hetimet për korrupsion në EULEX

Prokuroria ka konfirmuar të enjten se hetimet për korrupsion në EULEX janë duke vazhduar, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka thënë se Task-Forca e udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it dhe një vendës janë duke kryer hetime nëse zyrtarë të EULEX-it kanë marrë ryshfet dhe kanë shpërdorur pozitën zyrtare për të mbyllur disa raste të mëdha gjyqësore.

Subjekt i këtyre hetimeve janë zyrtarë të EULEX-it në krye me ish-kryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, si dhe ndërmjetës vendës e avokatë. Task-Forca për hetime penale është themeluar vitin e kaluar, pak kohë pas raportimeve të “Kohës Ditore” për dyshime të forta se zyrtarë të EULEX-it janë përfshirë në korrupsion.

Prokuroria ka lëshuar një deklaratë dy ditë pas publikimit të raportit të ekspertit, Jean-Paul Jacqué. Prokuroria ka falënderuar Jaque, për, siç thuhet, punën dhe përpjekjet e tij.

“Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se Raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it. Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe të EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në këtë deklaratë.

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” u bën thirrje konsumatorëve të shlyejnë borxhet për ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se duhet të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afatit të përcaktuar, për...

Zafir Berisha u bën thirrje banorëve të Billushës të votojnë për Artan Abrashin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Billushë, në kuadër të fushatës për balotazhin e...

Lajmet e Fundit