Dokumentohet mosadresimi i korrupsionit në Kosovë

Shteti i Kosovës nuk i ka ndërmarrë ato veprime në luftën kundër korrupsionit, të cilat i janë kërkuar nga një ekip ekspertësh të kontraktuar nga Këshilli i Evropës (KE). Brenda dy vjetësh janë zbatuar vetëm 4 nga 64 rekomandimet, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i vlerësimit mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën kundër korrupsionit, i cili i referohet periudhës nga qershori i 2013-s e këtej, nxjerr përfundimin se 32 rekomandime nuk janë zbatuar, 27 të tjera janë zbatuar pjesërisht , 1 është trajtuar kënaqshëm dhe vetëm 4 rekomandime janë zbatuar kënaqshëm. Ky vlerësim është bërë në kuadër të Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Ndërkaq, Ekipi i projektit, i cili është i vendosur në Prishtinë, mbështetet prej Njësisë për bashkëpunimin kundër krimit ekonomik në selinë e Këshillit të Evropës.

“Në përgjithësi, niveli i përputhshmërisë me rekomandimet e Raportit të Vlerësimit është i ulët”, thuhet në Raportin e finalizuar në dhjetorin e vjetëm dhe të publikuar një ditë më parë. “Autoritetet e Kosovës nuk kanë zbatuar fare ose kanë zbatuar pjesërisht pjesën më të madhe të rekomandimeve, shumica e të cilave kërkojnë ndryshimin ose miratimin e legjislacionit relevant kryesor, përderisa të tjerat thërrasin për zbatim efikas në praktikë të legjislacionit relativisht të ri”.

Në këtë dokument 50-faqesh janë listuar një për një rekomandimet, e po kështu masat e mundshme që janë marrë nga autoritetet e Kosovës.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit