Zhduket Lurian Ymeri nga Prizreni

Është zhdukur Lurian Rahm Ymeri nga Prizreni. Sipas familjarëve ai është larguar nga shtëpia dhe deri më sot nuk është kthyer.

Babai i të zhdukurit Rahim Ymeri e ka informuar policinë se Luriani ka shkuar në drejtim të bjeshkës mbi Kalanë e Prizrenit.

Pas raportimit të rastit Njësite e Policisë së Prizrenit kanë qenë të angazhuara në kontrollimin e terrenit në disa pika strategjike dhe fshatra.

Po ashtu janë thirre në ndihmë edhe KFOR-i dhe FSK të cilët i janë paraqitur kërkimit.

“Vlen të theksohet se KFOR-i ka angazhuar edhe mjete fluturuese për vëzhgimin e terrenit nga ajri ndërsa FSK ka angazhuar forca për kërkim shpëtim”, tregon Hazir Berisha zëdhënës i Policisë në Prizren..

“Ftojmë qytetarët të cilët mund të kenë njohuri për vendndodhjen e Lurianit apo nëse rastësisht e takojnë të njëjtin ta informojnë Policinë e Kosovës|

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit