Specialja shënjestron ‘Babën’ për keqpërdorim dhe falsifikim

Është interpretues i aktit më të lartë juridikë të shtetit, Gjykatës Kushtetuese, por kreu i saj, Enver Hasani po hetohet për dy raste të ndryshme nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të parasë publike dhe falsifikime.

Prokuroria speciale e Kosovës nga viti 2014 është duke u marrë me rastin e parë, për të vazhduar më pas edhe me rastin tjetër, kundër Hasanit, shkruan ‘Zëri’.

Lënda e parë ka të bëjë me lidhjen e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. /Zëri/

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit