23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

“Loyola“ bashkon nxënësit nga Gjermania dhe Kosova

Në kuadër të një projekti të përbashkët të nxënësve të titulluar: Fytyra e njëjtë në veshje të ndryshme, qëndruan në Prizren për një javë 29 nxënës nga Gjermania së bashku me tre mësimdhënës të tyre.

Ata së bashku me 30 nxënës kosovarë dhe mësimdhënësit e tyre Neki Jahaj dhe Vlora Grajqevci nga Gjimnazi „Loyola“ në Prizren për një javë të tërë punuan së bashku rreth këtij projekti.

Akomodimi i të rinjve nga Gjermania u bë në familjet nikoqire kosovare, të cilat ishin shembull i një mikpritjeje të shkëlqyer. Projekti do të vazhdohet edhe me rastin e kthimit të vizitës nga kosovarët në mes të qershorit në qytetin Gemünden am Main në Gjermani.

“Me këtë projekt synohet të ofrohen edhe më afër popujt tashmë miqë dhe kjo arrihet më së miri përmes fëmijëve”,thotë Jahaj.

neki jahaj

Përveç vizitës së qytetit të Prizrenit, kalasë së Shkodrës dhe bukurive natyrore të Kosovës, ata patën rastin të priten edhe nga zëvendëskryetari i Komunës së Prizrenit,Lulzim Kabashi, i cili i njoftoj mysafirët nga Gjermania por edhe nxënësit kosovarë në lidhje me funksionimin e Qeverisjes Komunale, me historinë e shkurtër të Prizrenit dhe me turizmin në Prizren.

Nxënësit patën rastin të bëjnë pyetje të ndryshme, ku si fokus kishin mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave, pasiqë mbeturinët dhe trajtimi joadekuat i tyre në Prizren është një dukuri shumë negative për qytetin e bukur të Prizrenit, gjë e cila bie në sy tek turistët.

Në fund nxënësit u ftuan nga zëvendëskryetari që në të ardhmen e tyre të mendojnë të merren me politikë, pasiqë politikës kosovare i duhet më së shumti inteligjenca e të rinjëve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit