31 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Përfundon takimi Mustafa – Mogherini – Vuçiq

(E plotësuar) Takimi mes dy kryeministrave, atij të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka përfunduar.

Në takim, siç ka njoftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është diskutuar për disa çështje që ende janë të pazgjidhura mes dy vendeve.

“Udhëhoqa një takim të ri të dialogut të nivelit të lartë të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me kryeministrin Aleksander Vuçiq dhe me kryeministrin Isa Mustafa sot në Bruksel”.

“Në takim, dy palët rishikuan progresin e përgjithshëm të implementimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, në veçanti implementimin e Marrëveshjes së Drejtësisë dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për Mbrojtjen Civile”.

“Dy palët shkëmbyen qëndrimet e tyre mbi implementimin e çështjeve kryesore pazgjidhura: energjinë, telekomin dhe themelimin e Asociacionit të Komunave. Në këtë pikë, ata u pajtuan për hapat konkretë që do të merren në periudhën deri në takimin e ardhshëm të dialogut”, ka thënë Mogherini në komunikatën e saj të lëshuar pas përfundimit të takimit, raporton Koha.net.

Mustafa: Synojmë zgjidhjen e çështjeve që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pak minuta më parë ka folur në lidhje me takimin i cili po zhvillohet mes tij dhe kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Mustafa tha se dialogu sot është nisur me pritjen për të përcaktuar agjendën e temave që do t’i trajtojmë në të ardhmen.

“Po punojmë që institucionet e Kosovës sa më shpejtë të veprojnë në plotësinë e tyre në pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetikën. Të gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura që na lidhin me familjen evropiane”, ka thënë Mustafa.

Vuçiq: Do të bisedojmë për telekomin, energjinë, Mbrojtjen Civile e urën e Ibrit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë sot se qëllimi kryesor i Serbisë në dialogun Kosovë – Serbi është që serbët të qëndrojnë në Kosovë dhe që t’ju ofrohet siguria.

“Detyra jonë kryesore është që serbët të mbesin në Kosovë dhe t’i ndihmojmë që të jenë të sigurt. Ne shpresojmë se do të ketë mirëkuptim në kërkesat tona”, ka thënë Vuçiq për radiotelevizionin e Serbisë.

Ai ka shtuar se raundi i ri i dialogut do të zgjas “sonte deri kush e di kur në mënyrë që të arrihen marrëveshje të cilat nuk do t’i dëmtonin interesat nacionale për të cilat Bashkimi Evropian vlerëson se janë të nevojshëm”, transmeton Koha.net.

Ai ka sqaruar se do të bisedohet për problemet e telekomunikacionit dhe të energjisë, problemet e sigurimeve, për çështjen e Mbrojtjes Civile, për buxhetin e komunave në veri të Kosovës si dhe për urën mbi Ibër.

“Kemi provuar t’i sqarojmë problemet psikologjike të serbëve, kemi sjell një incizim të sulmit me thika për ta kuptuar se çfarë rreziku u kanoset serbëve”, ka shtuar Vuçiq.

Ka nisur takimi Mustafa – Mogherini – Vuçiq

Para pak kohe ka nisur raundi i ri i takimeve në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi po ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Nisjen e takimit e ka konfirmuar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Maja Kocijancic në llogarinë e saj në Twitter, raporton Koha.net.

Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisdë, Marko Gjuriq. /Koha.net/

Më Shumë

Abuzim me rrjetin e ujësjellësit në Tusus të Prizrenit: Inspektorati zbulon lidhje ilegale, paralajmërohet ndëshkim

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme aksione të rregullta kontrolli në disa...

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë ditës, Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që punimet infrastrukturore në rrugë të zhvillohen...

Lajmet e Fundit