28.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Tomë Gashi avokat i Ramadan Mujës

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka ndërruar avokatin mbrojtës për gjykimin që do të mbahet në qershor në Gjykatën e Apelit. Ai ka zgjedhur avokatin Tomë Gashin për të mbrojtur në “betejën e ardhshme” të drejtësisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Ramadan Muja dëshiron që të përfaqësohet në mënyrë më të mirë në Gjykatën e Apelit.

“Muja në Gjykatën e Apelit do të përfaqësohet nga avokati Tomë Gashi”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vitin e kaluar është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. Mujës po ashtu i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh. Edhe pesë zyrtarët e tjerë ishin dënuar me kusht

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në gjykimin e shkallës së parë është mbrojtur nga avokati Ruzhdi Berisha.

“Nuk jam në dijeni se ka angazhuar avokat tjetër. Unë nuk kam informacione për këtë”, ka thënë avokati Berisha për “PrizrenPress”.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se nuk ka informacion se kryetari Muja ka ndërruar avokatin mbrojtës.

“Jo, nuk di gjë. Sot isha me Mujën nuk më tha asgjë”, ka thënë Berisha.

Avokati Tomë Gashi, ndërkaq nuk ka mohuar, por as pohuar se do të jetë mbrojtës i Ramadan Mujës në gjykimin që do të mbahet në qershor të këtij viti në Gjykatën e Apelit.

“Kontakto ma mirë me Mujën. Kur të fletë ai, flasë edhe unë”, ka thënë shkurt Gashi për PrizrenPress.

Në muajin qershor do të rikthehet në gjykatë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Gjykata e Apelit më në fund ka arritur të caktonte nisjen e shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së Mujës, që e kishin bërë për vendimin e shkallës së parë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Luizi e dërgon vajzën në polici

Luiz Ejlli ka ndarë një video ku shihet me vajzën në Policinë e Shtetit Ai tha që Luna ka shkuar për ta denoncuar babain se...

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtares në Prizren,Shpresa Osmanollaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtares së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258 Ajo është arrestuar nën dyshimin...

Lajmet e Fundit