10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Të dashuruara në mashkullin e njëjtë

Aktorja e njohur, Demi Moore, dhe vajza e saj kanë qenë të dashuruar në të njëjtin mashkull.

Rumer Willis (26-vjeçare), e bija e Demi Moore-t dhe Bruce Willis-it, ka zbuluar se ajo ndihej e tronditur kur nëna e saj filloi të shoqërohej me Ashton Kutcher. Dhe kjo është vetëm për shkak se ishte e dashuruar me të. Rumer pranoi pra se dikur ishte e dashuruar në aktorin e ri, kështu që ajo ishte në shok të madh kur nëna e saj e prezantoi atë si të dashurin e saj.

“Kur nëna dhe Ashton filluan të dalin, mua definitivisht kjo me dukej e pazakontë, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më duhet të përgëzoj atë, ai ishte një njerk i mrekullueshëm”, tha Rumer, duke shtuar se si një adoleshente kishte ngjitur posterat e tij rreth dhomës.

“Perspektiva shumë shpejt ndryshon kur është e nevojshme”, shtoi ajo dhe tha se Ashton-in shumë shpejt e kishte pranuar si të dashurin e nënës dhe më pas si burrin e saj. Demi dhe Ashton kanë qenë në lidhje që nga 2003 dhe ata u martuan në vitin 2005, por pas gjashtë vitesh martesë u divorcuan.

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit