Treagjedi: Treni godet një grup emigrantësh, ka shumë të vdekur

Mbrëmë vonë, një tren që udhëtonte nga Velesi në Shkup ka goditur një grup të madh të emigrantëve të cilët kanë lëvizur përgjatë hekurudhës.

Sipas informacionit fillestare të “Provereno”, ka një numër të viktimave, por bëhet fjalë për një terren të paarritshëm, ku mund të arrihet vetëm nëpërmjet hekurudhës, transmeton TetovaSot.

Kjo ishte edhe ndoshta arsyeja pse emigrantët nuk kanë patur rastin se ku të shpëtojnë. Terreni gjithashtu po pengon punën e ekipeve të shpëtimit.

Sipas informacionit fillestar është rreth zonës pranë vendit të quajtur Pçinja.

Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë shkuar me një automjet të hekurudhës maqedonase, por është e vështirë për të punuar jashtë për shkak të qasjes së keqe në vendin e ngjarjes.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit