Në Drenoc të Rahovecit u shënua 17 vjetori i Epopesë së UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar sot 17 vjetori i Epopesë së UÇK-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Zona Operative e Pashtrikut ka qenë njëra nga zonat luftarake me strategjike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur flasim për Zonën Operative të Pashtrikut, të gjithë jemi krenar me luftën që është zhvilluar në këtë zonë”, ka thënë Veseli në tubimin përkujtimor që është mbajtur në Drenoc të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit,Idriz Vehapi, tha se 26 prilli është data më e rëndësishme e lirisë.

“Me këtë datë lidhet organizimi dhe udhëheqja e luftës së UÇK-së në rajonin e Anadrinisë, të luftës që pati prijësit e saj, organizatorët dhe komandantët e lavdishëm Mensur Zyberajn ,Bedrush Gashin, Xhelal Hajdën, Feim Gashin,Selajdin Mullabazin,Milaim Krasniqin dhe babanë e rezistencës shpirtërore Sheh Mujedinin si dhe ideologun e luftës së armatosur profesor Ukshin Hotin”.

Sadik Halitjaha, ish zëvendëskomandant i Zonës Operative të Pashtrikut, ndërkaq ka uruar të gjithë sic e ka quajtur ai këtë datë të shnjtë.

“Urime na qoftë të gjithëve kjo datë e shenjtë e dalies jo vetëm në skenë siç jemi mësuar ta quajmë ne, por përpalljes së hapur me armikun dhe qëndrimit të hapur karshi armikut këtu në Drenoc të Komunës së Rahovecit”, tha Halitjaha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit