-5.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Matoshi: Kryeministër, mos u bëjë qyqan, Klosi duhet të shpallet “Persona Non Grata”

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar kundër deklaratave të Fatos Klosit, ish-shefit të SHIK-ut gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Matoshi ka sugjeruar kryeministrin Isa Mustafa që Klosi të shpallet i padëshiruar në Kosovë.

Postimi i tij i plotë më poshtë.

Kryeminister mos u ba qyqan: Klosi duhet te shpallet ‘Persona non grata’ ne Republiken e Kosoves…

“FARKU, ushtria e qeverisë së Bukoshit ku bënte pjesë dhe zotëria ishte një ushtri me oficerë shqiptarë që kishin mbaruar akademitë ushtarake në Serbi, Jugosllavi, mbase në Kroaci dhe dinin të flisnin më mirë serbisht sesa shqip. Madje një pjesë e madhe e tyre ishin martuar me gra serbe. Ata do ta bënin luftën?!” Është vetëm një betejë që përfundoi me shumë turp për shqiptarët, beteja e Kosharës. Një brigadë e kësaj ushtrie u shpartallua dhe hodhën armët hodhën flamurët. Serbët e regjistruan dhe e dhanë në televizionet e tyre”.

E tash, Ish Kryeministri Bukoshi, Kryeministri aktual kosovar Mustafa, historianet, komandantet e (poshtnuem) t’Koshares; ata qe e madheruen betejen e Agim Ramadanit e Sali Cekajt, duhet ta padisin Klosin per shpifje e “munafiki”, per racizem dhe perdhosje te vdekurish; dhe ta nxjerrin para drejtesie; Qeveria do te duhej ta shpall Klosin ‘Persona Non Grata’ ne Republiken e Kosoves – ose duhet ta pranojne turpin!!!

Nese ky vend asht shtet dhe ka pushtet!?

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Lajmet e Fundit