Nëna akuzon Policinë se ia zhveshën vajzën e vdekur dhe se ia fotografuan lakuriq

Nëna e 20-vjeçares po akuzon Policinë se ia zhveshën dhe e fotografuan vajzën e saj, pasi ajo vdiq në një aksident trafiku.

Christina Mejia ka ngritur aktakuzë kundër policëve dhe do të paraqitet në gjykatë javën tjetër.

Ajo ka thënë se policët ia hoqën vajzës bluzën, pantallonat dhe takat e larta për të bërë fotografitë e ngjarjes.

Për ngjarjen që ka ndodhur në Ilionis të ShBA-së, në fund të vitit 2009, ajo po akuzon Policinë për dëmtim të rastit, transmeton Telegrafi.

Për këtë shkak, është thënë se vajza saj Jessica ishte sipër të dashurit, kur ndodhi aksidenti – gjë që kundërshtohet plotësisht nga nëna saj.

Mejia thotë se familja saj është dëmtuar emocionalisht dhe kërkon përgjigjen e gjykatës për këtë veprim të pavend të Policisë.

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit