Mustafa mirëpret vendimin e SBASHK-ut

Kryeministri Isa Mustafa ka premtuar se prej muajit të ardhshëm të gjithë të punësuarve në sektorin publik do t’ju paguhen shtesat në paga prej 0.5 për qind për një vit përvojë pune.

Mustafa, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se e ka mirëpritur vendimin e SBASHK-ut për ndaljen e grevave në arsim.

“Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut për ta normalizuar mësimin nga dita e nesërme. Do të ndërmerren të gjitha veprimet për ta korrigjuar ndonjë lëshim që ka mundur të rrjedh në listat e pagave të muajit prill. Krahas kësaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administratës Publike do t’i përgatisin listat e pagave për muajin e ardhshëm me shtesën për përvojë për çdo vit prej 0.5% për të gjithë të punësuarit, që marrin paga nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit