Talebanët rrëzojnë helikopterin, vdesin dy ambasadorë

Një helikopter i ushtrisë u rrëzua në një pjesë malore të Pakistanit Verior, duke vrarë shtatë persona, përfshirë dy ambasadorë, njëri nga Filipinet dhe tjetri nga Norvegjia.

Helikopteri u rrëzua në kohën kur po kryente një ulje emergjente në territorin Gilgit-Baltistan. Gratë e të dërguarve të Indonezisë dhe Malajzisë, dy pilotë dhe një anëtar i ekuipazhit vdiqën. Ata ishin duke ndjekur hapjen e një projekti për turizmin.

Talebanët pakistanezë thanë se ishin ata që qëndronin pas sulmit, por qeveria hodhi poshtë çdo sugjerim të tillë. Në një mesazh të shkurtër, zëdhënësi i grupit taleban, Muhammad Khurassani, zbuloi se një forcë speciale e tyre, kishte realizuar një “plan për të goditur kryeministrin Nawaz Sharif, që shpëtoi, sepse udhëtonte në një tjetër helikopter”.

“E goditëm helikopterin me një raketë, dhe pilotët dhe diplomatët e huaj u vranë”.

Por ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Asif Khawaja, tha se raportet e para sugjerojnë se ai ishte një aksident.

Në foto, ambasadori i Norvegjisë në Pakistan, Leif Larsen

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit