22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Piu ujë në shpellë, bëhet me fëmijë pas 25 vjetësh

Njerëzit janë të prirë të besojnë në gjëra të ndryshme pavarësisht se ato gjëra ndoshta nuk kanë asnjë kuptim. Ata më së shumti besojnë në gjëra që nuk kanë qenë të dukshme një kohë për ta, por që pas një kohe zbulohen dhe atyre u duken interesante. E gjëra të tilla janë edhe shpellat, të cilat janë zbuluar nga dora e njeriut. Vetë natyra e brendshme e këtyre shpellave është krijuar asisoj nga figura të ndryshme, të cilat mund të kenë ngjasi edhe me njerëz, kafshë ose gjëra të tjera dhe nga këto shpella lindin mitet dhe legjendat që ndonëse mund të jenë edhe të sajuara shumica e njerëzve vazhdojnë t’u besojnë, ndërkaq ai besim përhapet sikur zjarri në male.

E zbuluar nga Ahmet Asllani

E një shpellë e cila në brendësi të saj ka shumë kristale e simbole të ndryshme, është edhe Shpella e Gadimes që gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit. Kjo shpellë është zbuluar nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë thyerjes së gurëve mjeti i punës i kishte rënë në një gropë të vogël në të cilën kishte dëgjuar një zhurmë dhe pastaj ai ka lajmëruar organet e vendit. Oborri i kësaj shpelle ishte i mbushur nga vizitorë të vendeve të ndryshme të Kosovës si të moshave të reja, e ashtu edhe më të vjetra e sidomos nxënës, të cilët ndiqnin ciceronin dhe hynin në shpellë për të parë bukuritë e saj. “Sot kemi ardhur me nxënësit e shkollës për një vizitë në shpellën e Gadimes. Për nxënësit është hera e parë, ndërsa unë kam qenë edhe më herët, por që është diçka interesante historike, dhe pse të mos njohim kulturën e dy vendeve ose një vendi që jemi ne”, ka thënë për gazetën Ilda Sadikaj, drejtoreshë e shkollës nëntëvjeçare ‘Hasan Vokli’ në Tiranë.

Sipas saj, ka shumë gjëra interesante në këtë shpellë si nga kristalet, gurët, por edhe legjendat që fliten për të. “Interesante është se sa mijëvjeçare është e vjetër, domethënë është diçka e panjohur dhe që kërkon të eksplorohet. Po ashtu edhe gjërat brenda saj janë të bukura dhe legjendat që fliten për to janë interesante. Është e treta javë që vijnë mosha të ndryshme të shkollës që nga 15 vjeç dhe pritet që edhe javën tjetër të vijnë”, ka thënë ajo/kosova sot/

Më Shumë

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Lajmet e Fundit