8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Enver Hasani ftohet në gjykatë për dy vepra penale!

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani të paraqitet në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj gjykate për shkak të veprës penale Falsifikim i dokumentit zyrtar dhe veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar “Zëri”, Hasanit i kërkohet që të merr pjesë në seancën e 12 majit në Pallatin e Drejtësisë.

Vepra e parë është e fokusuar mbi Lëndën e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor i UP-së, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. /Zëri/

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Lajmet e Fundit