VV: PDK-LDK promovuan himnet e tyre para martirëve të fshatit Korishë

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në për keqpërdorim të manifestimit të martirëve të fshatit Korishë.

“Ajo çfarë sot bëri pushteti dhe Këshilli organizativ është turp që duhet të rëndojë mbi ta”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“Në vend të përkujtimit të martirëve ata zgjodhen promovimin e subjekteve të tyre PDK-LDK”.

“Përmbi martirët ata bënë promovimin e himneve, të personave dhe zyrtarëve partiak”.

Në fshatin Korishë janë përkujtuar sot 77 martirë të luftës.

“Kujtimi për ta na bënë të mos e harrojmë të kaluarën tonë të dhembshme dhe krenare”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Lajmet e Fundit