KPK diskuton për shkarkimin e Nazmi Mustafit

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të diskutojë sot për shkarkimin e Nazmi Mustafit nga detyra e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Mustafi aktualisht është duke vuajtur dënimin prej 3.5 vjet burg, ndërsa KPK do të diskutojë me dyer të mbyllura për rastin e tij.

Mustafi fillimisht ishte dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë, por në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit ia zbuti dënimin në 3.5 vjet dhe ia hoqi detyrimin e pagesës së gjobës.

Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2012 pasi akuzohej nga prokuroria se kërkoi para për të mbyllur hetime penale.

Sipas aktakuzës, Mustafi, me bashkëpunëtorët e tij kishin arritur që t’i zhvatin 30 mijë e 250 euro për t’i mbyllur hetimet në një rast./Kallxo.com/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit