7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Zafir Berisha: Skënder Hyseni mund të jetë i përfshirë në skenarin e Kumanovës!? (Video)

Pas konfirmimit zyrtar se AKI i kishte njoftuar krerët më të lartë të vendit se shteti maqedonas kishte kontaktuar disa persona me qëllim të inskenimit të një luftimi në Maqedoni, ka ardhur edhe reagimi i anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme.

Disa nga këta anëtarë, me të cilët ka kontaktuar Tribuna Channel, po kërkojnë dorëheqjen ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Zafir Berisha, anëtar i këtij Komisioni, ka thënë se ministri i MPB-së ka përgjegjësi të madhe në këtë rast dhe ai duhet të dorëhiqet, “sepse në pyetje jeta e dhjetëra qytetarëve të Kosovës”.

Madje Berisha shkon edhe më larg. Ai dyshon se edhe vet ministri Hyseni mund të jetë i përfshirë në këtë skenar. Sipas tij, fakti qe ai nuk ka ndërmarr asnjë veprim më qëllim të parandalimit, të bën të dyshosh se edhe ai vet mund të jetë i involvuar.

Edhe anëtari tjetër i këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Komisioni do t’i kërkojë llogari ministrit Hyseni. Sipas tij, tashmë Komisioni i ka dërguar ftesë qe të raportojë. Selimi pret qe Hyseni të pranojë ftesën dhe të raportoj javën e ardhshme në këtë Komision. /Tribuna Channel/

Më Shumë

Ndahet nga jeta Kurtali Mustafa, punëtor i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash

Kurtali (Sulejman) Mustafa, punëtor shumëvjeçar i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash, ka ndërruar jetë. Ai u shqua për përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbimin...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit