9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjenden pas 4 ditësh dy vajzat në Korçë

Janë gjetur në një lokal në qytetin e Korçës, pas katër ditësh që rezultonin të zhdukura dy vajzat e mitura. Banore të lagjes 10 të qytetit dhe nxënëse në shkollën 9¬ vjecare “Pandeli Cale” pasi kanë mbaruar mësimin më 12 maj, vajzat e identifikuara si Kristina Zeqollari 15 vjeçe dhe Erigersa Dulellari 14 vjeçe kanë shkuar në shtëpi normalisht dhe në orarin e caktuar kanë dalë nga banesat për të shkuar njëra në kursin e baletit e tjetra në atletikë.

Dy të rejat kishin dalë të vecuara njëra nga tjetra, por prej atij momenti nuk janë kthyer më në banesat e tyre.

Të alarmuar nga vonesa prindërit kanë kontaktuar gjithë të afërmit e tyre në pritje për të zbuluar dicka për vajzat por askush nga të afërmit nuk ka pasur dijeni apo kontakt me to. Vajzat të cilat ishin shoqe shkolle sipas prindërve shpesh shoqëroheshin me njëra tjetrën edhe pse nuk frekuentonin të njëjtën klasë por duke qenë se ishin banore të së njëjtës lagje kalonin kohë së bashku.

Sipas tyre prej dy muajsh ato kishin nisur të qëndronin shumë së bashku dhe kjo ishte reflektuar edhe me rënien e tyre në mësime.

Pas kësaj situate prindërit ishin përpjekur të mos i lejonin të qëndronin së bashku dhe prej dhjetë ditësh sipas tyre vajzat nuk komunikonin me njëra tjetrën ndërsa duket se kanë gjetur mundësinë përtë organizuar arratisjen e tyre.

Një ditë para largimit ato u kanë rrefyer shoqeve se nuk do të vinin më në shkollë pasi do të iknin në Itali.

Për njërën nga vajzat historia përsëritet për herë të dytë pasi dy vite më parë ajo u largua së bashku me dy vajza të tjera por fatmirësisht u gjet në kohë nga policia.

Largimi i dy vajzave të mitura 14 dhe 15 vjecare pas ditë të tëra kërkimesh është duke mbajtur në ankth familjet e tyre pasi pavarësisht kërkimeve nuk ka asnjë informacion për to. Tani që vajzat u gjetën, policia do të zbardhë detaje të tjera nga plani i dy të miturave./Panorama/

Më Shumë

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit