3.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Testi i arritshmërisë mbahet të premten

Rreth 35 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen këtë të premte testit të arritshmërisë.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ka thënë për “Epokën e re” se tashmë është gjithçka gati për mbajtjen e testit.

Guri ka thënë se testi i arritshmërisë ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit për orientim në shkollimin e mëtutjeshëm. Ai ka bërë me dije se në bazë të rezultatit të dëshmuar semimaturantët do të kenë mundësi t’i zgjedhin drejtimet e preferuara në shkollimin e mesëm.

Guri ka thënë se Divizioni për Vlerësim, Monitorim dhe Standarde që vepron në kuadër të MASHT-it i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij testi. Ai u ka bërë apel drejtorive komunale të arsimit të jenë më rigorozë gjatë menaxhimit të testit. “U bëjmë apel DKA-ve të jenë më rigoroze në menaxhimin e testit në mënyrë që nga testi të dalin rezultate të cilat tregojnë gjendjen reale dhe njohuritë e semimaturantëve, në mënyrë që në gjimnaze dhe shkolla me elitare të pranohen nxënësit që e meritojnë më shumë”, ka thënë Guri. Sipas tij, testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave.

“Të gjitha vlerësimet e jashtme që organizohen nga MASHT-i e kanë edhe qëllimin e dytë, që e ndihmojnë MASHT-in dhe divizionin ta bëjnë analizën e gjendjes së shkollave. Pra, performancën që tregojnë shkollat, për të parë se sa është në përputhje vlerësimi i jashtëm me atë të brendshëm dhe nëse ka fryrje të rezultateve. Pas kësaj MASHT-i e sheh se nga duhet ta bëjmë orientimin profesional në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Guri, duke shtuar se varësisht nga rezultatet e treguara në këtë test, nxënësit do të kenë mundësi të përcaktohen për drejtimin e shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm.

Më Shumë

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën...

Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

Në mungesë të të akuzuarit, Abdullah Selmani, të hënën ka dështuar të mbahet seanca, në rastin ku i njëjti po akuzohet për keqpërdorim të...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit