6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Sela: Ali ik!

Liderët e pozitës dhe opozitës, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, përfaqësojnë vetëm interesat e maqedonasve, por jo edhe të shqiptarëve. Kjo u pa me rastin e vizitës së tyre të fundit në Bruksel, ku shqiptarët nuk ishin të përfaqësuar atje. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, njëherësh kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH.

Sipas Selës, Maqedonia aktualisht është në krizën e saj më të thellë politike në 24 vjetët e mëvetësisë së saj. Ai ka shtuar se partia shqiptare në Qeveri, BDI-ja, e cila udhëhiqet nga Ali Ahmeti, urgjentisht duhet të dalë nga koalicioni me partinë e kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE, sepse, siç thotë ai, çdo moment që qëndron ajo në ekzekutiv e rrit rrezikun në përpjesëtim të drejtë për procesin e montuar politik të radhës që Qeveria do ta bënte, në mënyrë që të dalë nga skandali i përgjimeve.

Zëri: Pse ndodhi përleshja e armatosur në Kumanovë?

Sela: Nuk duhet të udhëhiqemi nga paragjykimi kur bisedojmë për situata të tilla të krijuara si në Kumanovë. Kuptohet, nëse duam të dalim te e drejta dhe të mos bëhemi pjesë skenarësh…

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit