7.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Dosja “top sekret” e komunizmit shqiptar

Për një periudhë 25­vjeçare, Shqipëria komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha, e më pas nga Ramiz Alia, ka financuar partitë marksiste­leniniste dhe ka formuar grupe ushtarake revolucionare nga Evropa dhe gjithë bota, me të vetmin qëllim: përgatitjen dhe përshpejtimin e revolucionit të proletariatit botëror.
Që prej 10 qershorit të vitit 1964, moment kur Enver Hoxha vendosi krijimin e fondit të solidaritetit, e deri në vitin 1990 shteti shqiptar ka shpenzuar mbi 11,5 milionë dollarë në ndihmë të partive marksiste­leniniste të vendeve të ndryshme të botës.

Është ky rezultati i nxjerrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas rënies së regjimit komunist.:25 mijë dollarë për lëvizjen komuniste franceze; 15 mijë dollarë për partinë komuniste të Belgjikës; 15 mijë dollarë për atë të Kolumbisë…

“Ka pasur marrëdhënie me Burkina Fason, kur erdhi në fuqi Sankara, i cili ishte një udhëheqës mjaft i majtë”, thotë Agim Popa, ish­shef i sektorit të Jashtëm.

Më 20 janar 1967, në Shqipëri do të mbërrinin grupet e para revolucionare nga vende të ndryshme të botës, për përgatitje ushtarake dhe politike. Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë vendosi të miratojë kërkesën e Partisë Komuniste Marksiste­Leniniste të Ekuadorit dhe Perusë, për të dërguar në Shqipëri nga pesë kuadro partie për përgatitje gjeopolitike dhe ushtarake.

“Këto grupe kishin interes, sepse ne kemi pasur një ushtri jo kazerme, që me t’i rënë borisë të dilnin ushtarët nga kapanoni drejt e në rresht. Ne e kemi quajtur Ushtri e Popullit Ushtar”, thotë Muho Asllani, ish­anëtar i Byrosë Politike.

“Këta kanë përkrahur edhe grupe nga Sudani apo nga Kongo. Dihet që këto vende janë shoqëruar me veprimtari të karakterit ushtarak, marrje pushteti me dhunë e gjëra të tilla”, Luan Malltezi, ish­drejtor i Arkivës së Shtetit. /Top Channel/

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit