Aksident fatal në rrugën Prizren–Suharekë, një e vdekur e tetë të lënduar rëndë

Një femër e ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku dje në magjistralën Prizren – Suharekë, në afërsi të Qendrës Tregtare A. N. Viktima L.G. është e moshës madhore nga lagjja “Arbana” e Prizrenit.

Ndërkaq, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në QKUK, bëri të ditur zyrtari për informim i policisë së Kosovës në Prizren, rreshter Vesel Gashi.

Gashi, nuk bëri të ditura detajet që rezultuan me këtë aksident të rëndë ku ka humbur jetën një person. /TV Prizreni/

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit