PDK-ja rrezikon ta dështojë Gjykatën Speciale

Tensione në prag të seancës së sotme, paralajmërohen protesta

Kjo parti u shpreh kundër vendimit për “Grupin e Drenicës”

Përveç opozitës, deputetët që pritet të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese për specialen janë: Fadil Demaku, Nait Hasani, Ganimete Musliu, Xhevahire Izmaku dhe deputeti i pavarur Shaip Muja

Koalicioni qeverisës nuk i ka të sigurta votat e seancës së sotme për të kaluar amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës sa i takon formimit të Gjykatës Speciale. Zërat kundër kanë filluar të shtohen brenda Grupit parlamentar të PDK-së, kështu që, sipas burimeve të gazetës, janë së paku 5 deputetë nga ky subjekt që mund të votojnë sot kundër themelimit të kësaj gjykate.

Vota kundër pritet të ketë edhe në Grupin parlamentar të LDK-së. Partitë parlamentare sot do të maten nëse do të zhvillohet seanca apo do të shtyhet për një ditë tjetër, pasi edhe shoqatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës kundër kësaj gjykate.

Deputetët që pritet të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese për specialen janë Fadil Demaku, Nait Hasani, Ganimete Musliu, Xhevahire Izmaku, e cila tha se akoma mbetet e papërcaktuar, në mungesë informacionesh se çfarë do të përmbajë ligji që do të propozohet për votim dhe deputeti i pavarur, Shaip Muja./Kosova Sot/

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit