O’Connell: Mosthemelimi i speciales dëmton imazhin e Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosovës i duhet që ta themelojë gjykatën speciale.

Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se Kosovës ia dëmton imazhin, mospranimi i themelimit të speciales.

“Tash në këtë situatë, për Kosovën ka vetëm një pyetje: Si do të vlerësohet Kosova nëse e kundërshton? Kosova mund të vlerësohet si shtet që merr përgjegjësinë për krimet e luftës, si shtet që nuk u ofron azil kriminelëve, apo që mund të vlerësohet si vend ku fsheh diçka. Kosova ka mundësi të marr përgjegjësinë që do të jetë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Nëse Kosova e merr një hap të vështirë dhe të drejt, do të ishte në rregull, por në të kundërtën e dëmton imazhin”, theksoi O’Connell.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se Kosova nuk është diskriminuar në këtë drejtim.

“Nuk është një lojë diskriminimi. Kosova ka filluar procesin pas shteteve të tjera. Gjithmonë ki parasysh që BE ka bërë diçka të jashtëzakonshme në Kosovë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se për një zhvillim ekonomik, duhet të ketë sukses në sundimin e ligjit.

“Në Kosovë kam dëgjuar se fuqia punëtore është shtuar për rreth 25 mijë të rinj. Duhet te përqendrohemi ne sektorët ku mund të krijohen më shumë vende të punës. Ambasada britanike mbështet. Ne kemi disa projekte për këtë. Por duhet ta kemi një gjë të qartë se pengesa e parë është sundimi i ligjit. Pra, nëse kjo është në rregull atëherë duhet të fillohet të binden investitorët”, ka theksuar ai.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit