7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Nikolla Todorov do të jetë kryeministër i ri i qeverisë kalimtare?!

Duket se Maqedonia po i afrohet daljes nga kriza politike. Për këtë arsye, sipas gjitha gjasave, dalje nga kriza do të jetë një qeveri kalimtare, dhe jo teknike ose qeveri tjetër për shpëtim nacional, thuan burime diplomatike për lokalno.

Sipas burimeve të njëjta jo zyrtare në tavolinë janë vendosur disa opsione, por një është e sigurt, vendi i kryeministrit i ngelet VMRO-DPMNE-së, por jo për Nikolla Gruevskin. Vendin e tij do ta marr, sipas gjitha gjasave Nikolla Todorov, edhe pse në lojë nuk është i përjashtuar edhe Lupco Jolevski.

Ministritë kyçe, financat, drejtësinë dhe MPB do të ishin të LSDM-së. Ndarja e të gjitha ministrive do të zgjidhet me të gjithë negociuesit në proces, ndërsa në mënyrë plotësuese do të limitohet me emra që duhet pranuar nga të gjitha palët, transmeton zhurnal.mk

Sipas burimeve të njëjta, Nikolla Gruevski do të kthehet në parti dhe do ta përgatis për zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin pas gjashtë muajve, pasi që do të rregullohet lista zgjedhore, përderisa regjistrimi i popullësisë kësaj here do të ngelte pa u bërë, për shkak të kohës së shkurtër.

Më Shumë

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Delirium

Lajmet e Fundit