11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Eqrem Kryeziu: LDK-ja duartrokiti liderin e dështuar

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë se duartrokitjet e delegatëve për Isa Mustafën, ishin duartrokitje për një lider të dështuar.

Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, përderisa e ka quajtur Kuvendin e sotëm të Lidhjes Demokratike, parodi.

“Pati duartrokitje frenetike e ovacione e unanimitet kur zgjodhëm liderin, ani pse i dështuar. Ende mund të shohim në filma dokumentarë sesi turmat në stallat e mëdha gjithandej Shqipërisë komuniste duartrokitnin me entuziazëm histerik kur shpallej vendimi “me vdekje” për njerëz që nuk i mësonin dot përmendsh as tekstet që do t’i dërgonin në vdekje të pashmangshme”.

“Isa delegatët i trajton si të pambrojtur, të papjekur dhe infantilë. Pa paternalizmin e liderit ata nuk jetojnë dot”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ja postimi i plotë i Eqrem Kryeziut në Facebook:

Sikur të mos mjaftonte transformimi në parodi i Kuvendit VIII Zgjedhor të LDK-së, kemi dhe plot perla që fitimtarët i shkapërderdhën për ne të vdekshmit.

Perla e parë: U kërkon falje Isa delegatëve për trysninë që kanë pësuar ditëve të fundit. Ja, ç’baba i kujdesshëm për çiliminjtë ende të papjekur. Në një rast frymëzimi, duke folë për veçoritë e LDK-së, madje isha para dy akademikëve të këtij subjekti, thashë: “…kurse Lidhja Demokratike e Kosovës është bashkim i njerëzve të lirë.” Por, paskam qenë budalla: Isa i trajton si të pambrojtur, të papjekur dhe infantilë. Pa paternalizmin e liderit ata nuk jetojnë dot. Dhe kjo pikëpamje fitoi sot.

Perla e dytë: Pati duartrokitje frenetike e ovacione e unanimitet kur zgjodhëm liderin, ani pse i dështuar.

Ende mund të shohim në filma dokumentarë sesi turmat në sallat e në stallat e mëdha gjithandej Shqipërisë komuniste, duartrokitnin me entuziazëm histerik kur shpallej vendimi “me vdekje” për njerëz që nuk i mësonin dot përmendsh as tekstet që do t’i dërgonin në vdekje të pashmangshme.

Por pse duartrokitjet?

Ato ishin gëzimi parak i qenies biologjike njerëzore se e liga e kaloi duartrokitësin. Pasqua! Derisa duartroket, madje shumë, shumë fort, gjer në dhembje, kjo do të thotë se je ende gjallë.

Ja, ç’mesazh na dërgon duartrokitja jonë vetes sonë: Pasqua! E liga të anashkaloi edhe kësaj here.

Por, kujdes! Syri i lig të vështron! Mund ta pësosh herën tjetër, madje edhe në çastin tjetër.

Më Shumë

Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do t’i renovojë BE-ja

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së...

70 vjet jetë, një mision që vazhdon

Sot kremton ditëlindjen e 70-të prof. dr. Nexhmi Hyseni, themeluesi i kirurgjisë moderne pediatrike në Kosovë – mjeku që i kushtoi jetën shëndetit të...

Lajmet e Fundit