Të burgosurit e rastit “Kumanova”, keq me shëndet

Të burgosurit shqiptarë të rastit “Kumanova” nuk po ndjehen mirë me shëndet në burgun e Shutkës, pasi që ndaj tyre është përdorur dhunë nga organet e policisë. Pala mbrojtëse thotë, organet e rendit si shenjë hakmarrje, i kanë rrahur brutalisht shqiptarët që janë përfshirë në konfliktin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.

Këto komente i ka bërë Naser Raufi, avokati që po mbron 11 nga kosovarët e paraburgosur të Grupit të Kumanovës. Ai ka theksuar se klientët e tij nuk ndjehen mirë.

Raufi në një bisedë me INA ka theksuar se të gjithë të paraburgosurit janë rrahur keq dhe kanë probleme shëndetësore, edhe pse tek një pjesë e madhe e tyre ka pasur ndërhyrje mjekësore.

“Ata kanë probleme shëndetësore dhe pasoja nga rrahjet që kanë ndodhur nga fillimi i privimit të tyre. Ka pasur rrahje të tyre dhe në shenjë hakmarrje dhe se gjithë kjo është bërë në mënyrë duke i fshehur gjurmët. Por këto shqetësimet tona janë evidentuar dhe se kemi shprehur ankesat tona”, theksoi Raufi.

Deklarata e tij bije në kundërshtim me Avokatin e Popullit, Ixhet Mehmeti, i cili një ditë më parë theksoi se të paraburgosurit e Kumanovë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Memeti ka deklaruar se të paraburgosurit janë kontrolluar nga mjekët, të cilët kanë konstatur lëndime të lehta te disa prej tyre dhe lë ndime me serioze te disa të tjerë.

Ndryshe në paraburgim janë 28 të paraburgosur si pjesë e grupit të armatosur të Kumanovës, ku 16 prej tyre janë shtetas të Kosovës.

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit