0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Reperi shqiptar zemëron banorët e Torontos

“Kush do të mendonte që një mjekrosh i shëndoshë me prejardhje shqiptare nga Queens i New York-ut të bëhet një nga fytyrat më emocionuese të Hip Hop-it të ditëve të sotme? Sigurisht gjëra të çuditshme ndodhi dhe Action Bronson është sot një nga personazhet më interesante të skenës”. Nis kështu shkrimi i portalit “Glidemagazine”, dedikuar këngëtarit me origjinë shqiptare.

Në shkrim thuhet se, merita për këtë famë është e talentit të reperit. Por ndryshe nga portali, banorët e Torontos nuk kanë këtë mendim rreth reperit, 42 mijë banorë nënshkruan një peticion për të mos e lejuar reperin Bronson të performojë në “NXNE Festival”.

Kërkesa e tyre arsyetohet me faktin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe të mesazheve të dhunshme që transmeton me këngët e tij.

“Një muzikant i cili e përkrahë dhunën dhe përdhunimin e grave nuk do të duhej të ftohej për të kënduar në një vend publik të qytetit tonë”, ka thënë Shiner, iniciatorja e peticionit.

Organizatorët e festivalit theksojnë se, vendi ku do te mbahet koncerti është publik dhe ata janë të detyruar ta respektojnë dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve të Torontos.

Megjithatë, ky largim duket se nuk i ka bërë përshtypje reperit. Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” ai ka shkruar: “E kujt i intereson!! Ju do të shihni edhe shumëçka nga unë edhe për shumë vite të tjera dhe do të keni prapë për çka të më urreni. Rrini të informuar”, ka reaguar Bronson.

Action Bronson ka arritur famë të konsiderueshme në Amerikë dhe jo vetëm, dhe pothuajse çdo ditë është pjesë gazetave të ndryshme botërore.

Më Shumë

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari nga Prizreni, dyshohet për grisje të fletëvotimit pasi s’u lejua ta asistojë bashkëshorten

Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt 75-vjeçari që dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes, pasi nuk u lejua ta asistojë këtë të...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit