Arrestohet personi i kërkuar për tentim vrasje

Policia e Kosovës në Prizren, mbrëmë ka arrestuar të dyshuarin N. Tarjani i cili që prej dhjetë ditësh ishte në kërkim nga policia.

Ai dyshohet se i njëjti me datën 26 maj, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, rreth orës 21:40 minuta ka kryer veprën penale ‘vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit kallashnikov me 33 fishekë e cila dyshohet të jetë përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit