7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Letra e Lushtakut godet dhe trondit PDK-në

Askush në partinë e Thaçit nuk guxon ta komentojë letrën e ish-komandantit

Spahiu: Deklarata e Lushtakut, kërcënim se do t’ua nxjerrë korrupsionin në shesh

Analistët politikë vlerësojnë se çarjet në PDK mund të bëhen të thella pas adresimit të kësaj letre kritike edhe ndaj eksponentëve të partisë. Lufta mes grupeve, që synojnë të marrin lidershipin e këtij subjekti të përfshirë në shumë skandale, është mjaft e ashpër, vlerësojnë komentatorët kosovarë. Politologu Faik Krasniqi thekson se letra e Lushtakut i tregon më së miri luftën e brendshme dhe mënyrën për t’ia futur njëri-tjetrit dhe vetë të dalin të palagur, për krime të ndryshme ekonomike dhe politike

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar të premten që ta komentojnë letrën e ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, që është dënuar një javë më parë me 12 vjet burg, si pjesë e të ashtuquajturit Grup i Drenicës, për krime të luftës. Lushtaku, në letrën që iu është shpërndarë medieve, drejton akuza të ashpra edhe ndaj zyrtarëve të lartë të partisë në pozita qeveritare, për ndërskamcat që, sipas tij, kanë bërë ata, në mënyrë që ky grup të dënohet, pavarësisht mendimit të tij se nuk ka pasur fakte për akuzat që janë bërë. “Një kontribut të madh, kundër nesh, e kanë dhënë edhe bashkëpartiakët, si ministrat dhe zëvendësministrat.

Lobimi i tyre intensiv në ambasada dhe në EULEX, kundër nesh, për një kohë të gjatë, i ka dhënë frytet e duhura, ose të pritura, të tyre. Në këtë mënyrë reputacioni ynë publik është rrënuar ditë pas dite, javë pas jave e vit pas viti. Ne nuk kemi qenë aq të sofistikuar sa të kuptojmë ketë lojë të ndytë. Dhe ja ku jemi sot”, thuhet një njërin nga paragrafët e letrës së Lushtakut../kosova sot/

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Lajmet e Fundit