Jashari: Mbrojini vlerat e UÇK-së

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se organizatat e dala nga lufta do të protestojnë më 17 qershor kundër padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nëpërmjet protestës së radhës do t’u bëjnë thirrje deputetëve ta miratojnë ligjin për vlerat e luftës sa më shpejt.

Gjithashtu, ai ka thënë se organizatat e luftës do të kërkojnë nga deputetët të mos e votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, e cila suprimon sovranitetin e shtetit dhe rrënon autoritetin e drejtësisë vendore.

Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së.

Ai ka thënë se akuzat ndaj UÇK-së fajtor janë edhe disa qarqe të caktuara vendore./Epoka e re/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit