Mbi 10 mijë qytetarë protestojnë kundër Gruevskit në Shkup

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skënder Rexhepi ka mbajtur një fjalim para protestuesve, ku ka thënë së prania e një numri kaq të madh prej 10 mijë dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Derisa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, ka thënë ai.

Protestuesit po brohorasin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, kurse në duar po mbajnë pankarta me shënime si “Alinë e japim, lirinë se japim”, “Menduhin e japim, lirinë se japim”, Ali tradhtari, Menduh tradhtari”. /Almakos/

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit