9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Agjërimi këtë vit në Kosovë zgjatë 18 orë

Po afrohet muaji i shenjtë i Ramazanit, në të cilin besimtarët myslimanë agjërojnë nga koha para agimit deri pas perëndimit të diellit.

Megjithatë, si çdo vit, edhe këtë herë në disa pjesë të botës besimtarët do të agjërojnë më shumë se disa në anën tjetër të botës.

Kështu, për shembull, ditën e parë të Ramazanit, besimtarët në Islandë, në Rejkjavik do të agjërojnë 22 orë e 34 minuta, ndërsa agjërimi më i shkurtër do të jetë në Argjentinë, më pak se nëntë orë.

Besimtarët në vendet e Ballkanit ditën e parë të Ramazanit do të agjërojnë rreth 18 orë, raporton Anadolu Agency.

Këshilltari turk për çështje fetare në Suedi, Fatih Mehmet Karaca, deklaroi se, siç kërkojnë rregullat fetare, myslimanët që jetojnë në qytetet më të largëta veriore të Suedisë dhe Norvegjisë gjatë këti Ramazani do të agjërojnë rreth 22 orë.

Ai vuri në dukje se, për shembull, se myslimanët në qytetin Kiruna në veri të Suedisë dhe në qytetin Tromso të Norvegjisë, do të agjërojnë rreth 22 orë. Myslimanët në qytetet e tjera në vendet skandinave, të tilla si Stokholm, Oslo, Kopenhagen dhe Helsinki, do të agjërojnë rreth 20 orë.

Karaca tha se në Stokholm është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Këshillit Evropian për Fetva në mënyrë për të përcaktuar kohën e agjërimit.

Në takim u ra dakord që për shkak të kohëzgjatjes së agjërimit në disa qytete në veri të Suedisë dhe Norvegjisë, namazi i Teravivë mund të falet me tetë rekatë.

Myslimanët që jetojnë edhe më në veri ballafaqohen me probleme tjera, dhe kjo është që në ato vende dielli nuk perëndon fare, prandaj për këtë arsye duhet të bëjë llogaritje artificiale të kohëzgjatjes së agjërimit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit