Vdiq Gani Xhafolli

Sot në moshën 70 vjeçare vdiq poeti e shkrimtari Gani Xhafolli.

Gani Xhaholli u lind në fshatin Drenovc afër Prishtinës në vitin 1945.

I ndjeri punoi redaktor i programit për fëmijë në Televizionin e Prishtinës dhe drejtoi revistën “Zanore”. Ka botuar disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë, si:

“Te porta e edhave”,
“Zog shiu”,
“Vjershën s’e zë gjumi”,
Shtëpia me kulm teposhtë”,
“Po”,
“Të dua”,
“Në gojë të gjarprit”,
“Princesha që fluturon”,
“Zgjedhje” etj.
Me rastin e vdekjes së poetit e shkrimtarit Gani Xhafolli, ministri i MASHT-it Arsim Bajrami i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Bota akademike, e sidomos bota e fëmijëve do të dëshironte të ndjejë edhe më tutje risitë e shpirtit dhe pendës së poetit. Prandaj, ndarja nga jeta e Xhafolli është një humbje e madhe për Kosovën.

Por, poetët nuk vdesin kurrë, e sidomos ata që kanë zënë vend të veçantë në mendjen e fëmijëve. I tillë do të mbetet z. Xhafolli gjeneratë pas gjenerate, sepse emri i tij është bërë pjesë e pandashme e shkollës shqipe me veprat që na i la si trashëgim”, ka thënë ndër të tjera në telegram Bajrami.

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit