Fillon lirimi i hapësirave publike të uzurpuara në Rahovec

Drejtoria e Inspektoratit në Rahovec, në bashkëpunim me Drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, përkatësisht me shërbimin pronësoro – juridik, kanë ndërmarrë aksion për lirimin e pronave komunale të uzurpuara nga qytetarët.

Aksioni i rrënimeve të objekteve dhe mureve të ndërtuara në pronën komunale të uzurpuara, ka filluar me datë 16.06.2015,në fshatrat Zoqisht dhe Opterushë, ku janë rrënuar një mur dhe një objekt përcjellës shtëpiak, të ndërtuar nga materiali i fortë ndërtimi (beton dhe material tjetër përcjellës) të cilët kanë qenë të ndërtuara në pronën komunale që nga viti 2010.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Muhamet Behra, thotë se komuna ka ndarë 15000 euro për rrënimin e këtyre objekteve, dhe qëllimi i këtyre aksioneve është lirimi i hapësirës të uzurpuar.

“Aksioni do të vazhdoj edhe në pjesët tjera, si në ato rurale po ashtu edhe në ato urbane, dhe nuk do të ndalemi në asnjë moment. Për vitin 2016 , Drejtoria e Inspeksionit do të rris mjetet financiare në kodin për rrënimin, lirimin e hapësirave publike në komunën e Rahovecit”, thotë Behra. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit