Jacobson: Nuk e mbrojmë Kosovën në OKB

Ambsadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale do të bëhet ose në Parlamentin e Kosovës ose në Këshillin e Sigurimit.

“Ne kemi folur me shumë deputetë dhe vazhdimisht kemi takime me deputetët. Ajo që presim nga deputetët që e përkrahin dhe bashkë me ata që janë skeptikë, janë dy mundësi që Gjykata Speciale të vendoset në Kosovë me ligjet e Kosovës ose në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ka vende që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe nuk janë adhuruese të saj, që kanë mundësi ta luajnë një rol jo të mirë”, tha Jacobson në një intervistë në RTK.

Ajo tha se nuk sheh ndonjë të keqe nga Gjykata Speciale por vetëm që Kosova mund të ecë përpara drejt integrimeve evropiane.

“Nëse nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës, ne si Qeveri Amerikane e kemi bërë të ditur që nuk do ta bllokojmë ndonjë propozim nga Rusia apo ndonjë shtet tjetër që e propozon. Për këtë ne e kemi bërë njëfarë presion Qeverisë së Kosovës, sa i përket kësaj dhe unë po përpiqem që të qëndroj jashtë politikës së brendshme.”, ka theksuar Jacobson.

Në fund ajo tha se nëse dështon votimi në Parlamentin e Kosovës, që më së fundi është java e fundit, ata si Qeveri Amerikane nuk do ta bllokojnë në Këshillin e Sigurimit.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit