Mustafa: Shpejt Specialen në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa, deklaroi se shumë shpejt do t’i riprocedojnë në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ai nuk mund të përcaktoi një afat se kur do ta bëjnë këtë.

I pyetur nëse ka pasur kurdisje të votimit në seancën e kaluar, Mustafa theksoi se nuk mund të thotë se ka pasur kurdisje të votimit sepse ai është vullneti i lirë i deputetit për të votuar.

Mustafa u ka bërë thirrje deputeteve që të kalojnë mbi veten dhe të votojmë Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se do të provojnë të bashkëpunojmë edhe me opozitën për këtë çështje, pasi sipas tij, kjo është çështje e kuvendit dhe jo e vetëm e pozitës apo opozitës.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Lajmet e Fundit