Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme.

Pas disa sezoneve të kaluara në Superligën e Kosovës me Malishevën, Gashi rikthehet te klubi i qytetit, ku synon të japë kontributin e tij në realizimin e objektivave të skuadrës për edicionin e ri.

“Djali i qytetit rikthehet në klubin e qytetit, aty ku do të vendosë përvojën, përkushtimin dhe cilësinë e tij në shërbim të fanellës bardhezi”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Klubi vlerëson se eksperienca e fituar nga Gashi në elitën e futbollit kosovar, karakteri garues dhe lidhja e tij me Prizrenin përbëjnë një vlerë të shtuar për skuadrën në sezonin e ri.

“Mirë se u riktheve në shtëpi, Flamur!”, përfundon njoftimi i klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit