26.1 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

“ACTive” thërret pjesëmarrësit për edicionin e dytë!

Festivalet e filmave dokumentar në Ballkan Pravo Ljudski (Sarajevë), DokuFest (Prizren) dhe MakeDox (Shkup), të mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy), kanë hapur thirrjen e aplikimit për edicionin e dytë të Shkollës së Filmit Dokumentar ACTive.  Këto tre festivale të filmit dokumentar i ftojnë të aplikojnë të gjithë të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të moshës 18-22 vjeç dhe me pasion për filma dokumentar.

Shkolla e Filmit Dokumentar do të mbahet në Prizrenin historik dhe piktoresk, në Kosovë, nga 27 gusht – 10 shtator, 2015.

Active #2 është një vazhdimësi e programit jo-formal arsimor që inkurajon të rinjtë që të përdorin fuqinë e fotografive dhe të angazhohen me realitetet sociale përreth tyre.

Pas procesit të përzgjedhjes, 16 pjesëmarrës të rinjë do të ftohen për bashkëpunim krijues dhe për shkëmbim, nën mbikëqyrjen e kineastëve me përvojë nga vendet e ndryshme të botës. Ata do të shqyrtojë proceset e të shkruarit, hulumtimit, zhvillimit dhe prodhimit të filmave dokumentar, duke e familjarizuar veten me aspektet e regjisë, filmimit dhe regjistrimit të zërit, editimit, dhe postproduksionit të fotografive dhe zërit.

Pjesëmarrja në të gjitha punëtoritë dhe ligjëratat është e detyrueshme për secilin pjesëmarrës.

Gjuha me të cilën do të punohet është gjuha Angleze.

Të gjitha shpenzimet për pjesemarrje (udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi) janë të mbuluara nga organizatorët.

E themeluar në vitin 2013, Shkolla e Filmit Dokumentar është një nismë rajonale nga festivalet kryesore të filmit dokumentarë në Ballkan mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy), me qëllim të bashkimit të forcave dhe ndarjes së përvojave dhe njohurive të tyre me autorët e rinjë me pasion dhe interes për filma jo-fiktiv. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Albulena Balaj-Halimaj premton logopedë pa pagesë dhe mbështetje për grupet në nevojë

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ka prezantuar programin e saj zgjedhor në emisionin Debat Përnime, duke...

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Lajmet e Fundit