Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të pesë shkollave si hapësira parkingu për bashkatdhetarët dhe qytetarët.
Sipas njoftimit, për parkim do të jenë në dispozicion oborret e shkollave “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur.

“Lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave ‘Lidhja e Prizrenit’, ‘Gjon Buzuku’, ‘Emin Duraku’, ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Dëshmorët e Zhurit’ në Zhur, si hapësira parkingu për automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Komuna ka uruar bashkatdhetarët për pushime të këndshme dhe një qëndrim sa më të bukur pranë familjeve të tyre, duke i mirëpritur në Prizren gjatë sezonit veror./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
