Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit, programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Prishtinës mbulojnë fusha të ndryshme akademike dhe janë të dizajnuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të zhvillohen intelektualisht dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Studentët dhe maturantët ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e universitetit më të madh publik në vend, i njohur për traditë dhe cilësi në arsim.

Më shumë informacione dhe aplikimi mund të bëhen përmes faqes zyrtare:
Universiteti i Prishtinës – Konkursi për pranim

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit