17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

“Heshtje”, me çmimin Best Idea në Dea Film Festival të Sarandës

Është çmimi i 10-të i filmit “Heshtje”, që tashmë ka fituar nëpër festivale të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Bekim Guri, regjisori i filmit ka thënë se filmi i tij tashmë ka prekur nëpër të gjithë kontinentet e botës dhe pikërisht kjo shtrirje e qetëson atë si regjisor

Filmi i metrazhit të shkurtë “Heshtje”, me regji të Bekim Gurit tash së fundi është shpërblyer edhe me një çmim. Në edicionin e dytë të Festivalit të Filmit “Dea Film Festival”, që është mbajtur në Sarandë dhe Gjirokatsër, filmi “Heshtje”, është shpërblyer me çmimin Best Idea.

Regjisori Bekim Guri ka thënë për KultPlus se mer këtë çmim, filmi “Heshtje”, tashmë ka 10 çmime duke i përfshirë edhe ato të nivelit ndërkombëtar.

“Është një punë që po e bëj me shumë pasion dhe jo për karrierë, dhe pikërisht ku përkushtim po shpërblehet”, ka thënë Guri.

““Heshtje”, ka prek nëpër gjithë kontinentet e botës dhe kjo më qetëson, sepse ka arritur që të komunikoj me gjithkënd”, ka thënë Guri, i cili ka shtuar se tani është në kontakt për shitjen e filmit nëpër televizione, si vendore ashtu edhe të huaja.

“Besoj që e ka kryer misionin ky film që e e ka pasur”, ka thënë Guri për KultPlus.

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit