Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane.
Në miqësoren e parë të kësaj periudhe, Ballkani u mposht nga Egnatia me rezultat 1-3, në një ndeshje ku skuadra testoi formën dhe përbërjen e saj.

Më pas, suharekasit regjistruan një fitore minimale 1-0 ndaj ekipit bullgar Hebar, me golin e vetëm të shënuar nga Redon Zeka.
Faza përgatitore u përmbyll me ndeshjen ndaj Botev, ku Ballkani u mposht 0-2, në testin e fundit para rikthimit në garat zyrtare.
Pavarësisht rezultateve në miqësore, kjo periudhë është vlerësuar si e rëndësishme për ngritjen e formës dhe konsolidimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
