Tetë persona arrestohen për transportim ilegal drurësh në Suharekë

Tetë persona janë arrestuar në fshatin Delloc të Suharekës për vjedhje të pyllit

Sipas policisë, të dyshuarit janë kapur duke transportuar rreth 12.5 m3 dru me pesë traktorët e tyre pa leje përkatëse.

Traktorët dhe drutë u janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit